Bundesliga, java e 25-të

Bayern Munich ka mposhtur Bayer Leverkusenin 2:1 dhe ka arritur një rekord të ri me ndeshjen e 50-të pa humbje në Bundesligë. Gjiganti bavarez mori pikë të plota në duelin e zhvilluar në "Allianz Arena" dhe bëri një tjetër hap të madh drejt mbrojtjes së titullit.Kampionët e Bundesligës harxhuan pak energji në këtë 90-minutësh, madje në pjesën e parë, rastin e parë të rrezikshëm e krijuan miqtë me Rolfes, që vendosin në provë Manuel Neuer. Por atëherë kur kishte mbetur vetëm një minutë nga fundi i pjesës së parë, Mario mandzukic shënon me kokë pas korismit të Zhvajnshhtajger. Ndërsa pas pushimit mesfushori Bastian Schweinsteiger dyfishoi avantazhin e skuadrës së Pep Guardiolës.Bayern në vijim e administroi lojën duke ruajtur avantazhin e krijuar edhe pse Leverkusen shënoi një gol me Stefan Kiessling në minutën e 90-të. Mesfushori Xherdan Shaqiri nuk luajti si titullar por hyri në lojë në 15 minutat e fundit në vend të Mandzukicit. Pas kësaj fitoreje, Bayern ngjitet në kuotën e 71 pikë, 23 më tepër se Borussia Dortmund.Borusia e Dortmundit u mund në shtëpi nga Borusia Mynshegladbah. Nënkampionët e Gjermanisë duket se e kishin mendjen tek sfida e Ligës së Kampioneve ndaj Zenitit e cila pritet të jetë thjeshtë një formalitet. Miqtë arrijnë të kalojnë në avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë. Në minutën e 30-të, Raffael kaloi Gladbachun në avantazh ndësa dhjetë minuta më vonë Max Kruse dyfishoi avantazhin e miqëve.Dortmundi u mundua të përmbyste shifrat në fraksionin e dytë, por djemtë e Jurgen Klopp ishin në një ditë jo shumë të mirë. Miqtë komplikuan gjithçka me daljen me karton të kuq të Nordtveit në minutën e 69-të pas dy kartonave të verdhë brenda disa minutash. Këmbëngulja e Dortmundit u shpërblye me gol në të 78-ën me autor Jojic, goditja e të cilit përfundoi në rrjetë i ndihmuar edhe nga devijimi i një mbrojtësi. Në minutat e mbetura Myshgladbau mbrojti me fanatizëm avantazhin, duke marrë 3 pikë që mund të vlejnë shumë për garat europiane.Ndërkohë ka përfunduar vetëm në barazim sfida mes Verder Breme dhe Shtutgard 1-1. Goli i parë do të shënohej në minutën e 50-të me Nidermaier, ndërsa në minutën e 79-të, Hunt barazoi shifrat.