Chelsea-Galatasary, formacionet e mundshme

Rikthehet në fushë Champions League, me dy ndeshjet e rradhës nga të cilat dy ekipe do të presin biletën për në çerekfinale. Real Madrid ka mbyllur gjithçka që në Gjermani ndaj vëmendja do të jetë në "Stamford Bridge" ku Chelsea dhe Galatasaray do të luajnë aktin e dytë pas barazimit 1-1 në Stamboll.Pas humbjes zhgënjyese nga Aston Villa në Premier Ligë, Chelsea kërkon të përgjigjet shpejt në Ligën e Kampionëve ndaj Galatasarayt. Ndeshja e parë e zhvilluar në "Turk Telekom Arena" përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, dhe tani në Londër do të përcaktohet çerek-finalisti i radhës në këtë kompeticion. Të dy skuadrat priten të luajnë me formacionet më të mira të mundshme, sepse ato kërkojnë kualifikimin me çdo kusht në çerek-finale. Sa i përket mungesave, tek të dyja skuadrat nuk ka ndonjë mungesë të rëndësishme, dhe ato priten të na dhurojnë spektakël në çdo periudhë të ndeshjes.Blutë e Londrës pritet të luajnë me formacionin 4-2-3-1:Në portë do të jetë Çeh. Në mbrojtje Azpilikueta, Terri, Kahill dhe Ivanovic. Në mesfushë përpara tyre do të janë Lampard dhe Ramirez ndërsa treshja Hazard, Shyrle dhe Uilliam ndërsa në sulm do të luaj i vetëm Torres.Gallatasarai i përgjigjet ekipit anglez me formacionin 4-4-2.Mançini në portë do të aktivizoj Muslerën. Në mbrojtje Telel, Balta, Shedju, Sarioglu. Në mesfushë do të luajnë Inan, Melo, Shnajder dhe Hajrovic ndërsa në sulm do të jetë dyshja Drogba dhe Jilmaz.Një ndeshje që premton spektakël duke parë edhe emrat në përbërje, por më e veçantë duhet të jetë për Didier Drogba që rikthehet në stadiumin e tij dhe për dy trajnerët: Mourinho dhe Mançini.