Maldini: Milani është i shkatërruar
Nëse ekziston një personazh i rezervuar në botën e futbollit, ai është Paolo Maldini. Në ditën e lamtumirës së tij nga futbolli, në pranverën e vitit 2009, tifozët e Milanit u mërzitën jashtëzakonisht shumë për largimin e një legjende, i cili i dha fund karrierës së të tij të lavdishme.Por, personi që rrallë herë flet publikisht, e ka bërë këtë gjë tani, kur kuqezinjtë janë në krizë të rëndë në një sezon të errët."Brenda meje ndiej hidhërim dhe dëshpërim. Ndihem keq kur shoh se është shkatërruar ajo që kam ndërtuar me punë për dhjetë vjet", deklaroi Maldini gjatë një interviste për "Gazzetta dello Sport"."Galliani më telefonon shpeshherë, Barbara më ka kontaktuar por … Nuk ekziston një projekt dhe Seedorf, kështu, rrezikon të përfundojë si fajtor".I pyetur nëse Galiani duhtt të qëndrojë apo të largohet ai u përgjigj në këtë mënyrë:"Unë nuk e di këtë gjë dhe s`mund të jap asnjë mendim. Besoj që personat që punojnë në atë rol duhet ta bëjnë punën me shumë pasion. E ardhmja? Jam lidhur disa herë për të marr pozicionin e tij në të ardhmen por unë nuk preferoj të diskutoj për këtë gjë. Dua vetëm të marr një rol të caktuar në sport"Fjalë të rënda, por me kuptim nga Maldini, i cili është legjendë e klubit dhe simbol i skuadrës që shkëlqeu në Serie A por edhe ndeshjet ndërkombëtare.