Drogba: Dua të fitojmë dhe të kualifikohemi

Didier Drogba e pranon se rikthimi në "Stamford Bridge" do të jetë emocionues, ndërsa skuadra e tij Galatasaray po përgatitet të përballet me Chelsean në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve. Drogba, i cili shënoi  penalltinë vendimtare për Chelsean në finale të këtij kompeticioni, dy vjet më parë, do të rikthet në "Stamford Bridge" për herë të parë që nga largimi i tij në vitin 2012, kur skuadra e tij do të luaj sot me ekipin e Jose Mourinhos.Edhe pse kaloi tetë vjet në Chelsea, sulmuesi këmbngul se do ta japë më të mirën nga vetja për ta ndihmuar klubin aktual që të avancojë në kompeticion, pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë."Është e vështirë të luash ndaj Chelseat, por do të bëhet edhe më e vështirë për mua, tani kur jam pjesë Galatasarayt. Duhet të jem profesionist. Do të jetë emocionuese, si në ndeshjen e parë, e cila ishte mjaft speciale", deklaroi futbollisti i Bregut të Fildishtë në konferencë për shtyp."Nuk kam se çfarë ti tregoj klubit aktual. Çdo gjë që kam demonstruar, e kam bërë me Chelsean. Kam ardhur këtu me një ekip tjetër dhe vetëm dua ta fitoj lojën dhe të kualifikohemi. Nuk kam asgjë personale kundër Chelseat. Nuk do të ketë kurrë", shtoi ai."Me gjithë respektin që e kam për këtë klub, për fansat dhe lojtarët, ndoshta nuk do të festoj. Por, nëse do të fitojmë, do të jem i lumtur. Jam vërtetë i lumtur në Galatasaray. Jam i fokusuar në këtë ndeshje, sepse është e rëndësishme dhe dua të jem më i miri në fushë", përfundoi 36-vjeçari, i cili në të ardhmen synon të jetë trajner apo ta marrë ndonjë pozicion tjetër në futboll.