Manchester United - Olimpiakos, formacionet e mundshme
Kompeticioni më i rëndësishëm për klube "Uefa Champions League", sot të do të luaj dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8-ve. Në "Old Traford" do të luhet një ndeshje që vlen sa një sezon i tërë. Humbja 2-0 në ndeshjen e parë si dhe paraqitjet e dobëta në kampionë kanë bërë që posti i trajnerit të djajve të kuq të vihet në fije të perit dhe sfida e sotme do të jetë vendimtarja.Olympiacos ka humbur të 11 ndeshjet e fundit të luajtura në ishull, por nga ana tjetër, skuadra greke vjen në këtë përballje më e çlodhur pasi e ka mbyllur me sukses kampionatin 5 javë përpara fundit, duke fituar titullin e 41-të në histori. Kampionët e Anglisë do të luajnë në këtë sfidë pa mbrojtësin Jonny Evans, ndërsa për miqtë nuk pritet të ketë asnjë mungesë të rëndësishme.United pritet të luaj me formacionin 4-2-3-1.Në portë do të jetë De Gea. Në mbrojtje Evra, Vidic, Ferdinand dhe Rafael. Në mesfushë përpara tyre do të jetë dyshja Kerrik dhe Fellaini ndërsa Januzaj, Runi dhe Valencia do të mbështesin Van Persin të vetëm në sulm.Ndërkohë në krahun tjetër Olimpiakos pritet të luaj me skemën 4-2-3-1.Në portë do të jetë Roberto. Në mbrojtje do të luaj Holebas, Maskerano, Manolas dhe Salino. Përpara tyre do të luaj Ndinga dhe Maniatis ndërsa treshja Perez, Dominguez dhe Kampbëll do të mbështesin sulmuesin e vetëm Olaitan.