Chelsea kalon pa problem Gallatasarain
Chelsea është skuadra e parë angleze që ka siguruar një biletë për në fazën çerekfinale të këtij sezoni në Ligën e Kampioneve. Blutë e Lodës kanë arritur të shfrytëzojnë më së miri barazimin e ndeshjes së parë për të qenë të qetë dhe për të goditur skuadrën turke me qetësinë e një skuadre të madhe. Skuadra e Murinjos është e mirëvendosur taktikisht dhe nuk e vendos asnjëherë në diskutim kualifikimin.Blutë e Londrës i bënë një nisje fantastike ndeshjes teksa kalojnë që në minutën e katërt në avantazh me sulmuesin kryesor të tyre, Samuel Etoo. Kamerunasi arriti që ti shpëtojë mbulimit të mbrojtjes turke që e konsideronte në pozicion jashtë loje duke arritur të shënojë. Chelsea do të vazhdonte dominimin teksa Lampard dhe Oskar vazhdojnë të vënë në provë portierin Muslera. Skuadra turke mendoi se ja hodhi 'paq' në pjesën e parë vetëm me një gol të pësuar por nuk mendoi kështu mbrojtësi Kehill që shënon golin e dytë në minutën e 42-të duke hipotekuar thuajse gjithçka.Pjesa e dytë do të dhuronte shumë pak surpriza teksa blutë e Londrës arrijnë të ruajnë me mjaft kujdes avantazhin, ndryshe nga sfida e parë ku zhvilluan një pjesë të dytë për tu harruar. Deri në fund skuadra e Murinjos do të krijonte një sër rastesh të tjera por pa mundur të shënojë, ndërsa Gallatasarai është thuajse inegzistente në fushë.Didier Drogba është pritur si një hero nga tifozët e Chelseat, të cilët nuk do ta harrojnë kurrë legjendën e tyre. Chelsea do ta mësojë kundërshtarin e çerekfinales më 21 mars, kur do të hidhet shorti.