Flasin Mourinho dhe Mancini pas ndeshjes

Jose Mourinho është shprehur se lojtarët e Chelseat e meritojnë të jenë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kryesuesja e Premierligës fitoi 2:0 në "Stamford Bridge" duke e mposhtur Galatasarayn 3:1 pas dy ndeshjeve, ndërkohë që arriti të marr një biletë për një të tetën skuadrave më të mira të Championsit."Sezonin e kaluar, Europa League ishte një nivel tjetër, por të arrijmë nga atje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve është e rëndësishme për lojtarët dhe klubin", deklaroi fillimisht 'Special One' për "BBC Sport"."Ne jemi klub i Ligës së Kampionëve, ne tashmë jemi në mesin e tetë skuadrave më të mira në botë, me klubet më të mëdhenj. Lojtarët e meritojnë të jenë aty", ka shtuar Mourinho.Golat e Samuel Eto'o e Gary Cahill i siguruan fitoren klubit nga Londra, i cili do të njihet me kundërshtarin e radhës më 21 mars.Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Gallatasarait. Roberto Mancini është shfaqur shumë i pakënaqur me mënyrën e lojës ndaj një kundërshtari të fortë si Chelsea. Ish trajneri i Man Cityt ka deklaruar se skuadra e ti ka luajtur keq duke tentuar vetëm një herë në drejtim të portierit Cheh."Me të vërtetë luajtëm një ndeshje shumë të keqe. Chelsea ishte në natën e vet të mirë dhe ata kthyen në gol rastet që patën. Është e pamundur të shënosh gol me vetëm një gjuajtje drejt portës. Kemi nevojë për të marrë disa hapa në mënyrë që skuadra të përmirësohet", tha Mancini.