Mourinho: Drogba do të kthehet te ne

Jose Mourinho beson se Didier Drogba do të kthehet te Chelsea një ditë, ndërsa futbollisti nga Bregu i Fildishtë po përgatitet të përballet me ish skuadrën e tij nesër mbrëma. Drogba do të zbresë në "Stamford Bridge" për herë të parë që prej largimit të tij nga Blutë verën e vitit 2012, menjëherë pasi e shënoi penalltinë vendimtare, e cila i solli trofeun e Ligës së Kampionëve atë vit.Drogba konsderohet si njëri prej futbollistëve më të mëdhenjë në histori të Chelseat dhe Mourinho mendon se ai do të kthehet në klub në të ardhmen. Kur u pyet se kur do ta shohim Drogban duke u kthyer, portugezi u përgjigjë: "Kjo nuk më takon mua të vendos. Do të vendos Chelsea. Mendoj se do të ndodh një ditë"."Kur? Nuk e di. Si lojtar, trajner apo ambasador! Vitin tjetër, pas katër apo pesë vjetësh, apo edhe pas 10 vjetësh! Nuk e di. Por, kur një person është aq i rëndësishëm për një klub dhe kur klubi do të thotë aq shumë për një lojtar, mendoj se ai do të jetë i mirëpritur për t'u kthyer", vazhdoi 'Special One'."Pa dyshim, ai është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm në historinë e klubit. Për këtë  gjë nuk ka dyshim. Të gjithë tifozët e Chelseat pajtohen me këtë"."Ne nuk do të themi se është më i rëndësishmi, sepse nuk është korrekte nga njerëzit tjerë që kanë qenë në të njëjtin nivel dhe në të njëjtën gjeneratë. Ai është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë. Kjo është e sigurtë", përfundoi Mourinho.