Ronaldo barazon Puskas
Cristiano Ronaldo po shkruan emrin e tij në historinë e futbollit. Dy golat e tij të shënuar ndaj Schalkes (3:1) në një të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, e bënë atë mit madrilen. Me dygolëshin e mbrëmshëm, portugezi barazoi rekordin e Ferenc Puskas me 242 gola në fanellën e bardhë.Ndërkohë, CR7 u bë golashënuesi i katërt në historinë e Realit, ndërsa tashmë ka përpara tre lojtarë: Raúl (323), Di Stéfano (307) e Santillana (290).Lojtari më i mirë aktual në botë, ka thyer edhe rekordin e tij personal për sa i përket golave në Ligën e Kampionëve brenda një sezoni, Ronaldo ka arritur në kuotën e 13 golave, duke e thyer rekordin e tij personal që e kishte, me 12 gola të realizuara. Ndërsa atij i mungon edhe vetëm një gol që ta thyej njërin ndër rekordet, e më të rëndësishem në futbollin evropian, atë të golave të realizuar brenda një sezoni, që mbahet nga Messi dhe Jose Altafini me nga 14-të gola.Ky nuk duket të jetë problem i madh për ish futbollistin e Manchester Unitedit, kur duhet pasur parasysh se Reali do të luaj të paktën edhe dy ndeshje, në çerekfinale.