Superliga, mbyllet java e 24-të

Dje janë luajtur edhe katër ndeshjet e fundit të javës së 24-të në superligën Shqiptare, të cilat rezervuan 2 fitore për skuadrat mike Partizani dhe Kukësi dhe dy barazime. Pas fitores disa ditë më parë, Tirana është detyruar të thyhet për herë të parë në shtëpi për këtë sezon nga skuadra e Kukësit.Dy skuadrat, zhvilluan një ndeshje spektakolare mes tyre në "Qemal Stafa". Halilaj është i pari që do të vendosej në provë në minutën e 6-të, ndërsa në të 20-ën, Ylli Hoxha i vetëm përballë portës ndalet nga portieri Lika që është i gatshëm. Pjesa e parë  do të përfundonte me rrjeta të paprekura.Ndërkohë pjesa e dytë do të niste me një gol për miqtë të cilët shënojnë me Cikalleshin golin e avantazhit. Tirana tregon forcën e saj dhe në minutën e 55-të Taku shënon një gol spektakolar me një goditje me gjysmëkthesë, duke vendosur barazimin e përkoshëm. Por rezultati përfundimtar do të ndryshonte në minutën e 76-të, teksa Cikalleshi shënon dhe të dytin pas një gabimi të Likës që e sheh topin ti kaloj mes këmbëve. Deri në fund bardhebluitë do të  kërkonin një tjetër gol por nuk do të arrinin ta gjenin.Flamurtari nuk nuk ka arritur të marr një fitore këtë fundjavë.  Skuadra vlonjate barazoi 0-0 me Teutën në Vlorë duke qenë ende në rrezik të madh për të rënë nga kategoria. Skuadra që drejtohet nga Ernest Gjoka ka dominuar takimin duke pasur raste të pastra por nuk ka qenë e saktë në konkretizim. Në fundin e pjesës së parë, Samb gjendet i vetëm përballë Moçkës, por portieri i Flamurtarit largon topin në goditje këndi duke evituar një gol të sigurtë.Në pjesën e dytë, Flamurtari shfaqet sërish i rrezikshëm, duke bërë tentativë për të kërkuar avantazhin. Deri në fund shifrat nuk do të zhbllokoheshin.Partizani thyen tersin në "Loro Borici", ku ka triumfuar pas 21 vitesh, ndërkohë që një penallti e shumëkontestuar nga kuqeblutë ka vendosur fatin e kësaj ndeshjeje. Goditja në lojë të ndalur, pasi e kishte zotëruar topin, e portierit Selimaj ndaj sulmuesit Sacer, nuk është toleruar nga kryesori Jorgji. Ky i fundit ka nxjerrë me karton të kuq portierin Selimaj, por edhe ka treguar me dorë pikën e 11-metërshit, prej nga ka shënuar Nderim Nexhipi.  Një gol trepikësh i tij, që vlen edhe vendin e dytë pas javës së 24-t, duke parakaluar Laçin.Ja të gjitha rezultatet e kësaj jave:FLAMURTARI-TEUTA   0-0TIRANA-KUKËSI   1-2BESA-KASTRIOTI  1-1VLLAZNIA-PARTIZANI  0-1LUSHNJA-SKËNDERBEU  2-4BYLISI-LAÇI   0-0