Messi golashënuesi më i mirë në historinë e Barçës

Lionel Messi është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Barcelonës, pasi arriti shifrën e 371 golave, falë tre golave të shënuar në ndeshjen e La Ligas ndaj Osasunës. Ylli argjentinas kaloi rekordin e Paulino Alcantaras, i cili në periudhën 1912-1927  ka realizuar 369 gola nga 357 ndeshje.Ndërkaq, Messi tashmë ka dy gola më shumë se ish futbollisti nga Filipinet. 'Pleshti' ka shënuar 17 gola në 21 ndeshje në La Liga këtë sezon. Objektiv i tij i radhës është të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve. Ky çmim i takon aktualisht legjendës së Real Madridit, Raul Gonzalez, i cili ka shënuar 71 gola në këtë kompeticion, ndërsa Messi për momentin është ndalur në 67.Lionel Messi nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona, me gjithë spekulimet e fundit, të cilat e shohin atë larg "Camp Nout". Ylli argjentinas shkëlqeu dje duke realizuar tre gola, në fitoren 7:0 ndaj Osasunës, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të gjigantit katalunas. 26-vjeçari ka insistuar se spekulimet rreth së ardhmes së tij janë larg realitetit."Unë dua të vazhdoj ta vesh fanellën e Barcelonës. Objektiv imi është të pensionohem në këtë klub. Jam i lumtur", deklaroi katër herë fituesi i Topit të Artë për TV3.Messi është pjesë e akademisë së Barcelonës dhe nuk ka menduar asnjëherë të largohet nga "Camp Nou", me gjithë tentativat e disa skuadrave.