Javë spektakolare në Premier League
Kampionati anglez është futur në një fazë interesante të zhvillimit të tij, pasi ekipet pretendente po luajnë për të siguruar objektivat e tyre. Janë shumë skuadra në garë dhe gjithçka është e hapur deri tani.Derbi londinez ndërmjet Tottenhamit dhe Arsenalit është vendosur me një gol të shënuar nga Topçinjtë në fillim të ndeshjes. Vendasit dominuan me zotërimin e topit në pjesën e parë, por nuk shfrytëzuan për asgjë, pasi nuk dërguan asnjë goditje drejt portës. Ndërkohë që miqtë sa herë që ishin në kontakt me topin rrezikonin portën kundërshtare. Ata arritën të shënojnë një gol vetëm pas 72 sekondash. Autori i golit ishtë Tomas Rosicky, i cili realizoi një gol mjaft të bukur. Ky ishte goli më i shpejtë që Topçinjtë kanë shënuar në të gjithë ndeshjet ndaj Spursave.Fraksioni i dytë i ndeshjes nuk prodhoi gola të tjerë, ndërsa ekipi i Arsene Wenger mori pikët nga kjo sfidë. Arsenali është në vendin të tretë në tabelë me pikë të barabarta me Liverpoolin që është në vend të dytë dhe katër pikë më pak se Chelsea që gjendet në krye.Liverpooli ka fundosur Manchester Unitedin, duke e mposhtur në "Old Trafford" me rezultatin bindës, 3:0, në derbin e javës së 30'të në Premierligë. Redsat kanë dominuar ndaj 'Djajve të Kuq', duke fituar me shumë meritë. Steven Gerrard ka qenë protagonist i Liverpoolit, duke shënuar dy gola nga pika e bardhë, ndërsa dështoi në tentativën e tretë, gjithashtu nga pika e bardhë. Për ti siguruar fitoren miqve mendoi Luis Suarez, i cili vulosi rezultatin.Në anën tjetër, vendasit luajtën me një lojtar më pak në 10 minutat e fundit, pas ndëshkimit me karton të kuq të Nemanja Vidic. Talenti kosovar, Adnan Januzaj ka luajtur 76 minuta, duke u zëvendësuar nga Danny Welbeck. Pas kësaj humbjeje, Unitedit shuan pothuajse të gjitha shpresat për të përfunduar në vendin e katërt, e cila dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Në anën tjetër, Liverpooli mbetet në garë për titullin kampion në Premierligë.Chelsea ka humbur 1:0 në transfertë ndaj Aston Villës, duke marrë një goditje të rëndë në garën për titull kampionë në Premierligë. Skuadra e Jose Mourinhos pësoi një humbje të befasishme në "Villa Park", dhe tani rrezikon të humb kryesimin në tabelë, nëse Manchester City fiton tre ndeshjet e mbetura. Pjesa e parë nuk solli asnjë gol. Por, gjithçka ndryshoi në të dytën kur Chelsea mbeti me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të mesfushorit Uillian me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 68-të. Avantazhin numerik e shfrytëzuan vendasit që shënuan me Fabian Delph në minutën e 82-të një gol spektaklar.Blutë e londrës nuk arritën të kundërpërgjigjen dhe e përfunduan ndeshjen me nëntë futbollistë pas kartonit të kuq që u ndëshkua edhe mesfushori tjetër Ramires. Për protesta u përjashtua edhe trajneri Jose Mourinho.