Pogba: Dua të fitoj Topin e Artë

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba është një prej futbollistëve më të kërkuar nga gjigantët e futbollit italian. Talenti francez ka mahnitur të gjithë me paraqitjet në dy sezonet e tij të parë me bardhezinjtë dhe së fundmi është përmendur si objektiv i Paris Saint-Germain dhe Real Madridit. Por, para se të flitet për të ardhmen e tij, e tashmja është mjaft e suksesshme. Dhe, Pogba ka bërë të ditur se ka synime të mëdha në karrierën e tij."Ëndrra ime është të fitoj Topin e Artë. Kur të bënë diçka, duhet të synsh ta bësh në mënyrën më të mirë të mundshme. E dini se duhet të sakrifikoni shuëm gjëra në punë, por shpresoj se një ditë kjo ëndërr do të më realizohet", deklaroi Pogba për të përditshmen sportive italiane Tuttosport.Më pas ai jep edhe celsin e suksesit të bardhezinjve:"Ka lojtarë shumë të fortë, si Buffon, Pirlo e Vidal. Jam i lumtur që luaj përkrah këtyre kampionëve, janë më të mirët në Itali, dhe nëse dua të bëhem dhe unë i tillë, duhet të mësoj orej tyre. Buffon është i madh. Ka personalitet, eksperiencë, dhe di të bëjë që ti dëgjohet fjala kur flet, edhe në fushë".Si mund të arrihet deri të ëndrra:"Më duhet të përmirësohem në shumë aspekte, në vendosmëri, në pasime, e mbi të gjitha në lojën në ajër, dhe shënimin e golave me kokë".