Hamilton në Pole Positions

Piloti i Mercedesit, Leëis Hamilton ka siguruar vendin e parë në garën për Çmimin e madh të Australisë, e para në sezonin e ri të Formulës 1.Në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Australisë, britaniku nuk zhgënjeu duke përmbushur pritshmëritë, pas një dueli me Daniel Ricciardon, e Red Bullt. Piloti debutues regjistroi një kohë më të mië në xhiron e fundit por vetëm për disa sekonda pasi Hamilton e rrëmbeu mënjehërë atë vend. Në fakt Hamilton ka qenë më I miri edhë në provat e lira të zhvilluar gjatë ditës së premte së bashku me shokun e skuadrës Niko Rosberg që nuk ariti të ruaj ritmin e britanikut duke përfunduar vetëm në vendin e 3-të.Në vend të katërt i riu i McLaren, Kevin Magnussen. Menjëherë pas tij Fernando Alonso me Ferrari. Piloti i Ferrarit nuk mundi të mbante ritmin e Meklarenit por për disa të dhjetat e sekondit mposhti Vernjen që u rendit menjëher pas tij. 10 shen më të mirë të provave zyrtare e kompletojnë Hulkenberg I 7-ti dhe në vijim , Kviat, Massa dhe Xhenosn Button që u rendit vetëm I 10-ti.Kolegu i Alonsos, Kimi Raikkonen do të fillojë garën i 12'ti për shkak të një aksidenti në seancën e dytë të kualifikimeve pak pasi kompletoi një xhiro me kohë 1.6 sekonda më të ngadalt se Alonso.