Pepp Guardiola mbështet Uli Hoeness
Uli Hoeness është dënuar me tre vjet e gjysmë burg për evazion fiskal, duke bërë që të jap dorëheqjen nga posti i presidentit të Bayern Munichut. Por, as kjo shkelje nga ana e tij nuk ka bërë që Pep Guardiola të prishë miqësinë me të."Nuk është e lehtë për mua. Mbërrita në Mynih nëntë muaj më parë, por do të më pëlqente të flisja më mirë gjermanisht, për të shprehur më mirë ndienjat e mia. Në këtë kohë e kam kuptuar se sa i rëndësishëm është Uli për këtë klub dhe nëse sot Bajerni është një prej klubeve më të mëdha të botës, shumë meritë ka edhe ai. Hoeness drejton Bajernin prej 14 vitesh dhe shumë njerëz këtu nuk rreshtin së më thëni sa i rëndësishëm ka qenë ai. Do të rikthehet në të ardhmen përsëri, jam i sigurt për këtë dhe ai do të jetë gjithmonë miku im. Duhet të vazhdojmë të punojmë edhe për të, të ecim në rrugën që ai krijoi", deklaroi Guardiola.Presidenti i Bajernit do të nisë burgun në fund të muajit Mars. Ndërkohë, Guardiola foli edhe për ndeshjen e ardhshme, ndaj skuadrës së vendit të tretë në renditje, Bajer Leverkusenit."Duhet të përqendrohemi në këtë ndeshje, kjo është puna jonë dhe jam i sigurt që edhe Hoeness do të dëshironte kështu. Na nevojiten edhe tre fitore për të fituar titullin. Kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve tanë. E di që është futbollist e duan dhe e di që ai do të donte të ndiqte në çdo ndeshje Bajernin. Hoeness është një njeri i mirë dhe ka bërë shumë për këtë klub. Duhet të fitojmë edhe për të", mbylli intervistën e tij Guardiola.