Milani "braktis" San Siron

Milani ka bërë një hap të madh drejt largimit nga stadiumi San Siro. Skuadra kuqezi ka nisur zyrtarisht kërkesën për të pronësuar një pjesë të madhe të zonës së ekspozitave në periferi të Milanos. Ky është hapi i parë zyrtar i Milanit drejt projektit për ndërtimin e arenës së re sportive ku nuk përfshihet vetëm stadiumi por edhe krijimi i një zone komerciale me interes të madh edhe nga aspekti i marketingut.Gjithsesi, për momentin bëhet fjalë vetëm për një kërkesë që tregon qartësisht interesimin e Milanit për të ndryshuar shtëpi. Në rast se ia del, Milani do të bëhet klubi i dytë me një stadium në pronësi, pas atij të Juventusit, që prishi Delle Alpin dhe e ndërtoi një arenë të re sportive që këtë sezon do të jetë mikpritës i finales së Europa League gjatë këtij sezoni. Milan dhe Inter ndajnë të njëjtin stadium dhe tashmë një kohë të gjatë është spekuluar se njëri nga klubet mund të kërkojë ndërtimin e një stadium tjetër.Ndërtimi i stadiumit të ri pritet të nis në vjeshtën e vitit 2015, dhe nga edicioni 2016-17 ose ai pas tij, Milani me shumë mundësi do të ketë stadiumin e tij.