Murinjo zgjedh Diego Kostën për merkaton e Verës
Chelsea është i gatshëm të hidhet në sulm për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Diego Costa. Futbollisti spanjoll është objektivi kryesor i gjigantit londinez. Trajneri i Chelsea-t, Jose Mourinho i ka thënë kryesisë së klubit se blerja e një sulmuesi të nivelit botëror duhet të jetë prioriteti kryesor i tij gjatë merkatos së verës. Pavarësisht spekulimeve rreth interesimit për yje si Luis Suarez, Gonzalo Higuain, Wayne Rooney dhe Radamel Falcao, Mourinho besohet se ka njoftuar drejtuesit e Chelseas se Costa është sulmuesi të cilin preferon ta ketë në dispozicion.Costa është duke kaluar një sezon të jashtëzakonshëm në La Liga me 21 gola në 26 ndeshje dhe është shndërruar në një prej sulmuesve më të mirë në Evropë. Forma e tij nuk ka shkuar pa vënë re pasi pas Real Madrid dhe PSG kanë shprehur interesim për transferimin e tij, por Chelsea është favorit për ta sjell në Stamford Bridge. Murinjo ka të njëjtën agjen me sulmuesi braziliano spanjoll ndja edhe blerja e tij nga londinezët do të jetë më e thjeshtë. Nga ana tjetër problem mund të qëndroj vetëm te vlera e kartoni që kalon 60 milionë euro por mund të ndihmohet edhe nga shitja e mundshme e Fernando Torres gjatë verës.