Gomez: Jam i lumtur për golin që shënova
Mario Gomez u ka premtuar tifozët e Fiorentinës se do të shënojë më shumë gola këtë sezon, pasi barazoi rezultatin 1:1, në ndeshjen ndaj Juventusit, në sfidën e vlefshme për nnjë të tetën e finales së Europa League. Arturo Vidal kaloi bardheznjtë na avantazh në fillim të takimit, por sulmuesi gjerman shënoi golin e parë që nga rikthimi nga dëmtimi i rëndë, që e kishte lënë jashtë fushës së blertë për shumë kohë."Goli ishte mjaft emocionues. Jam mjaft i lumtur për këtë", deklaroi ish futbollisti i Bayern Munichut për Mediaset Premium."Unë e di se sa të rëndësishëm janë golat e mi për klubin dhe për këtë qytet. Nuk është e lehtë të kthehesh pas 5-6 muajsh sa qëndrova jashtë. Ndiej se gjendja fizike dhe fuqia po përmirësohen dhe do të shënoj më shumë gola kur të jem në formën më të mirë", vazhdoi futbollisti gjerman.Më pas, Gomez shprehu kënaqësinë që skuadra e tij mori një barazim, duke mos u dorëzuar deri në fund, edhe pse pesoi gol shumë shpejt."Jam krenar me ekipin, sepse nuk ishte ndeshje e lehtë në Torino. Juventusi është një kundërshtar i fuqishëm. Ne duam të kalojmë në raundin tjetër. Nuk dorëzohemi kurrë dhe do ta bëjmë të pamundurën edhe në ndeshjen e kthimit", përfundoi Gomez.Ndeshja e kthimit do të luhet të enjten e ardhshme në Firenze.