Fiorentina frenon Juven, shokohet Totenham
Fiorentina ka marr hakun e humbjes në fundjavë ndaj Juventusit duke marr një rezultat pozitiv në "Juventus Stadium". Vjollcët treguan se jo mëkot janë në raundin e 1/8-ve duke hedhur një hap të rëndësishme drejt cerekfinaleve ku mund të mjaftoj edhe një barazim I bardh në sfidën e dytë. Bardhezinjtë e nisën ndeshjen me shuëm rotacion teksa Konte kishte preferuar të linte në stol Tevez, Lichtsteiner, Barzagli dhe Pogba që hyri në pjesën e dytë ndërsa Fiorentina hyri në fushë me formacionin më të mirë ku frenat e sulmit I mori Alesandro Matri.Fillimi ishte mjaftë i mirë për Zonjën e vjetër që kalon që në minutën e 3-të në avantazh me Arturo Vidal që merr një top të buku rnga Xhovinko. Bardhezinjtë vazhduan dominimin, por Fiorentina u kthye në lojë duke u shfaqur në disa raste në portën e Buffon. Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e Juventusit. Ndërsa në fraksionin e dytë të ndeshjes loja do të ndryshonte kur në fushë do të futet Mario Gomez. Sulmuesi Gjerman tregon aftësit e tij teksa në minutën e 78-të merr një top të bukur nga Ilicic për ta dërguar në rrjet.Rezultati mbeti i tillë deri në fund të takimit, teksa Fiorentina ka një avantazh pas ndeshjes së parë për shkak të golit si skuadër mike . Pas një jave zhvillohet ndeshja në Artemio Francchi dhe Fiorentinës i duhet një barazim pa gola për t'u kualifikuar në çerekfinale të garës së dytë më prestigjioze të futbollit evropian.Një ndër rezultatet më surprizë të mbrëmjes së djeshme ishte barazimi I Totenhemit. Spërsat u befasuan nga skuadra e Benfikës që arriti të hipotekonte kualifikimin me fitoren 3-1 në ndeshjen e parë. Miqtë do të kalonin në avantazh në minutën e 30-të me Rodrigon ndërsa në pjesën e dytë do të jenë Luisao që do të realizonte një dopiet. Golin e vetëm për skuadrën angleze e shënoi Eriksen në minutën e 64-të. Lioni ka shkatërruar 4-1 skuadrën e Viktoria Pëlzen. Miqtë do të kalonin të parët në avantazh në minutën e 3-të me Horavën. por rezultati do të kthehej me dopietën e Fofanës, me një gol të Lakazete dhe Mvuaba.Real Betis ka fituar derbin iberik ndaj Sevijës. Leo Baptistao dhe Salvo Sevila ishin autorët e golave.