Van persie: Jam i lumtur te M.United

Robin van Persie ka mbyllur derën e mundësisë së rikthimit te Arsenali gjatë verës duke thënë se dëshiron të mbetet te Manchester United dhe të vazhdojë kontratën me kampionët e Premierligës. Sulmuesi holandez spekulohej me largim nga klubi në fund të këtij sezoni. Por, ai ka këmbëngul se është i lumtur në Old Trafford dhe ka shprehur gatishmërinë të vazhdojë qëndrimin në këtë klub."E vërteta është se jam i lumtur këtu në këtë klub. Kam nënshkruar për katër vjet dhe do të jem i lumtur nëse vazhdoj edhe më gjatë, me shumë se dy vjet që kanë mbetur në kontratën time", deklaroi ai."Kështu ndihem, edhe pse kjo është e kundërt nga ajo që është sugjeruar në media".Van Persie gjithashtu mohoi spekulimet rreth marrëveshjeve me David Moyesin pas njoftimeve se nuk ka raport të mirë me trajnerin e Unitedit."Seancat stërvitore janë fantastike dhe kam mësuar shumë nga dita në ditë. Jam futbollist profesionist tashmë prej 12 vjetësh dhe nuk kam dyshim se jam duke mësuar gjëra të reja gjatë punës me David Moyesin", përfundoi ai.Gjatë këtij sezoni sulmuesi hlandez ëshët aktivizuar në 19 ndeshje duke shënuar 12 gola, ndërsa ëshët shoqëruar edhe nga një dëmtim që e ka lënë për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës.