Europa League, fitojnë Porto dhe Valencia
Porto ka arritur të marr një fitore shumë të rëndësishme minimale në sfidën e parë ndaj skuadrës së Napolit. Ndeshja nisi e barabartë ëpr të dyja skuadrat që kishin shanset e tyre në portat respektive. Vendasit janë më të rrezikshëm aq san ë një rast arrijnë të shënojnë më Eduardon me kokë por goli anullohet për pozicion jashë loje. Në fundin e pjesës së parë rasti më I pastër do të ishte për Hamshik I cili nuk arriti të mposhtë portierin Helton.Në fraksionin e dytë të ndeshjes ritmi I lojës u shpejtua. Fernando fillimisht do të vendoste në prove portierin Reina. Në minutën e 50-të Gonzalo Higuain ka rastin më të mirë për të shënuar teksa gjendet I vetëm përballë Helton I cili e largoi topin në goditje këndi.Vetëm pas 6 minutash portiere I skuadrës portugeze do të ndalte sërish sulmuesin argjentinas.Momenti vendimtar I ndeshjes do të vinte në minutën e 57-të,ku Martinez përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes italiane ëpr të shënuar golin që vulosi edhe fitoren. Deri në fund Napol do të kishte të tjera raste në portën e të kaltërve ku Reina në disa raste detyrohet të bvhet shpëtimtar. Kjo fitore minimale avantazhin Porton por nuk ka mbyllur asgjë pasi në "San paolo" e pret ferri.Bazel dhe Salzburg nuk kanë shkuar më shumë se një barazim I bardhë. Edhe pse kanë domunua takimin skuadra austriake nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.Valencia ka arritur një fitore të pastër 3-0 në transfertën me Ludgorets duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në raundin tjetër. Spanjollët arrinjnë të gjejnë rrugën e rrjetës që në minutën e 5-të më Antonio Barragan. Në minutën e 24-të Keita lë me 10 futbollist skuadrën e tij por kjo nuk ndikon në rezultatin e përgjithshëm e cila do të vulosej nga Kartabia dhe Senderos. Ndërkohë Alkmari ka marr një fitore minimale me Anzhin ku golin e vetëm e ka shënuar nga Aron Johanson.