Leonel Messi rekordmen te Barcelona

Lionel Messi ka shënuar më shumë se çdo futbollist tjetër në Ligën e Kampionëve për një klub, pasi shënoi ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e kthimit të një të tetës së finales në "Camp Nou" mbrëmjen e djeshme.Mbajtësi i rekordit të golave në Ligën e Kampionëve, Raul Gonzalez, kishte shënuar 66 gola me Real Madridin, ndërsa ai u kalua nga ylli argjentinas, i cili shfrytëzoi për mrekulli një gabim të qendërmbrojtësit Joleon Lescott. Messi finalizoi këtë aksion në mënyrë mjeshtërore, duke shkuar në kuotën e 67 golave në Champions, një më shumë se legjenda madrilene.Tashmë, 'Pleshtit' i mbetet ta thyejë rekordin e përgjithshëm të Raulit. Ish futbollisti spanjoll, i cili u transferua te Schalke në vitin 2010, ka shënuar në total 71 gola në Ligën e Kampionëve 66 me Realin e 6 me Schalken. Messit i nevojiten vetëm 4 gola, për të arritur këtë rekord. Duke e njohur katër herë fituesin e Topit të Artë, edhe ky rekord mund të thyhet në një të ardhme jo shumë të largët."Pas dy disfatave në La Liga, në ndeshjet ku nuk luajtëm mirë, mbrëmë pamë Barcelonën që njerëzit presin ta shohin dhe e mposhtëm një rival shumë të vështirë. E dinim se duhet të shënonim një gol për të qetësuar vetën sepse ishim të vetëdijshëm për fuqinë e kundërshtarit. Pavarësisht golit të tyre mendoj se kualifikimi nuk ishte asnjëherë në rrezik. Ne luajtëm mirë gjatë gjithë kohës dhe arritëm objektivin e kualifikimit tutje" - deklaroi Messi pas ndeshjes.