Bayerni mendon për Modric në vend të Kroos
Bayern Munich është duke bërë gati 'planin B', në rast se Toni Kroos vendos të largohet nga klubi gjatë merkatos së verës. Mesfushori gjerman ende nuk e ka vazhduar kontratën me gjigantin bavarez ndërsa kërkohet me ngulm nga Manchester United. Por, në rast se Kroos largohet nga "Allianz Arena" në fund të këtij sezoni, atëherë Bayern Munich do të reagojë menjëherë duke sjell një zëvendësues të tij.Sipas "Footballdirectnews.com", trajneri Pep Guardiola është i interesuar që të transferojë mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric, por vetëm nëse Kroos largohet nga klubi. Ylli gjerman është i lidhur me Bayernin deri në qershor të vitit 2015 dhe ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me kampionen e Bundesligës dhe Evropës.Kroos ka zhvilluar 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet deri më tani gjatë këtij sezoni për Bayernin, dhe shënoi dy gola, përfshirë një në fitoren 2:0 ndaj Arsenalit javën e kaluar në ndeshjen e parë të fazës eliminatore në Ligën e Kampionëve.Tashmë mbetet vetëm një ide, që në fund të këtij sezoni mund të bëhet realitet. Modric është një futbollist që ka shumë klas në këmbët e tij dhe kjo gjë nuk i ka shpëtuar as Pep Guardiolës i cili dëshiron të bëjë për vete mesfushorin e galaktikëve.