PSG mund sërish Leverkusenin
Paris Saint-Germain është skuadra tjetër e kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 2:1 ndaj Bayer Leverkusenit në "Parc des Princes", duke kompeltuar triumfin në shifra tenistike 6:1. Në "Parkun e Princave" dukej se do të ishte një ndeshje sa për statistika, por gjermanët kalojnë shumë shpejt në avantazh që në minutën e 6-të me Sidney Sam që gjen portën me kokë pas asistim të Donatit.Skuadra e Blank do të reagonte mënjëherë pas vetëm 7 minutash me një goditje me kokë të Markinjos për të rikthyer gjithçka nga e para në "Park De Princes". Në minutën e 28 Leverkusen ka shansin e artë për të kaluar në avantazh, Derdiok rrëzohet në zonë nga Jallet dhe penallti për gjermanët, nga pika e bardhë Rolfes nuk arrin të mposhtë Sirigun që në këtë rast është i gatshëm.Leverkusen nuk arriti të bëjë asgjë më tepër përvec se të mbetet me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të Emre Can me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 68-të. Përmbysja e e pasizienëve vjen në minutën e 53-të, me Lavecin duke kompletuar suksesin 2-1 për djemtë e Laurent Blanc.Afrimet në fillim të sezonit bëjnë që ekipi francez tashmë të konsiderohet si një ndër skuadrat favorite për të triumfuar në Lisbonë