Flasin Blanc dhe Lavezzi
Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc ka kritikuar paraqitjen e skuadrës së tij, pavarësisht se fitorja 2:1 në ndeshjen e kthimit ndaj Bayer Leverkusenit u mjaftoi për t'u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve."Nëse më pyesni çfarë mendoj për këtë ndeshje, do të jem pak i ashpër. Në pjesën e parë ne e filluam keq. Instruksionet ishin të sulmojmë dhe të ndërtojmë lojë. Nuk ishim agresiv sa duhet, shumë më pak se sa kam pritur", deklaroi Blanc pas takimit."I lamë shumë hapësirë kundërshtarit. Ata kaluan në avantazh, dhe kjo na zgjoi nga gjumi. Ne barazuam rezultatin, por kur e kujtoj pjesën e parë, mendoj se portieri Sirigu na shpëtoi", u shpreh Blanc.Ezequiel Lavezzi e ka festuar me shokët kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Por, sulmuesi argjentinas nuk ka fshehur dëshirën për ta fituar kompeticionin më të rëndësishëm evropian të futbollit."Është normale, për tipin e lojtarëve të cilët i kemi në ekip. Duke i kaluar fazat, mundësitë për ta fituar këtë turne rriten. Edhe ne sigurisht kemi shpresa që do t'ia dalim", deklaroi futbollisti argjentinas për "Sky".Ai u shpreh mjaft i shqetësuar për gjendjen e kampionatit italian, i cili ka pësuar rënie të madhe në cilësi, vitet e fundit. Ylli argjentinas i Paris Saint Germainit theksoi se kriza që e ka kapur futbollin italian ka ndodhur për faktin se aty më nuk ka yje."Nuk kanë mbetur lojtarë të rëndësishëm në Serie A, apo ka shumë pak. Të flas tani kur jam jashtë saj, tingëllon keq, por kështu e shoh unë këtë situatë. E ndjek ende Napolin. Atje kam shumë miq të cilët i kam lënë dhe me të cilët ndihem ende. Ky ekip po bën punë të mirë", përfundoi intervistën e tij Laveci.