Barcelona fundos shpresat e City-it

Vazhdon të mbetet një tabu Liga e Kampionëve për skuadrën e Manchester Sitit. Qytetarët mbrëmë janë mundur edhe në "Kamp Nou" duke e çuar bilancin e rezultatit në 4 me 1. Misioni për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë ishte thuajse i pamundur për skuadrën e Pelegrinit, e cila për të provuar nga minuta e parë luan me treshen Nasri, Silva dhe Aguero.Dueli nisi menjëherë me polemika. Lionel Messi u rrëzua në zonë në një rast që lehtësisht mund të jepej penallti. Në vijim Neymar do të shënonte gol, por për treshen franceze goli është i parregullt, pasi Jordi Alba sipas tij ishte para vijës së mbrojtësve, pamjet filmike në fakt tregojnë të kundërtën. Në fundin e pjesës së parë City imiton Barcelonën teksa Silva dhuron një top të artë për Nasriri që e dërgon topin në duart e Valdes.Pjesa e parë do të mbyllej pa gola ndërsa frasioni i dytë i lojës do të ishte shumë më i bukur se i pari, teksa Lionel Messi në minutën e 52-të bën gjithçka mirë në hyrje të zonës së blaugranëve, por topi përfundon në shtyllë. Pelegrini vendos të ndryshoj diçka në lojën e tij dhe lëvizja bëhet në sulm teksa del Aguero i përgjumur dhe në fushë futet Dzeko që është një kërcënim shumë më i madh për Valdes që në një rast detyrohet të zgjatet në katërkëndësh për ta dërguar topin jashtë.Tata Martino vuan ndërsa shpëtimtari është i përhershmi Leonel Messi. Pleshti do të arrinte të merrte një top edhe fal shpërqëndrimit të mbrojtjes mike, e cila i dhuron topin argjentinasit që në mënyrë mjeshtërore e dërgon në fundin e rrjetës së portierit Xho Hart.Në minutat në vijim, miqtë mbetën me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të Pablo Zabaleta në minutën e 78-të protestoi ndaj vendimit të gjyqtarit që nuk akordoi penallti pas një ndërhyrje të Gerard Piques ndaj Dzekos. Vincent Kompany barazoi rezultatin në minutën e 89'të, por si në ndeshjen e parë në Angli, Dani Alves shënoi në fund për të vulosur fitoren e Barcelonës.Kjo ishte e gjitha që dhuroi në "Kamp Nou", Barcelona në çerekfinale ndërsa City do të jetë vetëm spektatorë i fazës përfundimtare të Ligës së Kampionëve.