Barcelona-M.City, kthesa e pamundur për qytetarët

Kush do ti bëjë shoqëri Bayern Munchen dhe Atletico Madrid në çerekfinalet e Champions League? Barcelona apo Manchester City? Ndeshja e sotme në "Camp Nou" do të na tregojë çerekfinalistin tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, megjithëse katalanasit janë me një këmbë në fazën tjetër pas fitores 0-2 në Angli tre javë më parë.Pas humbjes zhgënjyese nga Vigan Athletic në FA Cup, Manchester City do të kërkojë të bëjë një kthesë historike ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, e cila ka një avantazh prej dy golash nga ndeshja e parë. Gjithashtu edhe Barcelona luan në këtë ndeshje pas humbjes befasuese nga Real Valladolid në La Liga, dhe do të kërkojë të mos lejojë befasi dhe të kualifikohet tutje në këtë kompeticion gjigand. Katalanasit pritet të hedhin në fushë formacionin më të mirë të mundshëm teksa komandat e sulmit do ti marr treshja Mesi-Nejmar-Sancez. Tata Martino pritet të hedh në fiushë formacionin 4-3-3.Në portë do të jetë Valdes. Në mbrojtje Alba, Maskerano, Pike dhe Dani Alvesh. Në mesfushë do të luajnë Iniesta, Buksetas dhe Ksavi ndërsa treshja e sulmit do të jetë braziliani Neymar, pleshti Messi dhe kiliani Sancez.Ndërkohë Siti do ti gëzohet rikthimit të yit të saj Serxhio Aguero, i cili nuk u aktivizua në ndeshjen e parë. Qytetarët pritet të luajnë me formacionin 4-4-2. Në portë do të jetë Hart. Në mbrojtje Kolarov, Leskot,Kompani dhe Zabaleta. Në mesfushë do të luajnë Silva, Jaja Ture, Fernandinjo dhe Nasri. Ndërsa dyshja e sulmit do të përbëhet nga Negredo dhe Aguero.Misioni kualifikim për skuadrën e Pelegrinit do të jetë tepër e vështirë për të mos thënë e pamundur nëse shohim statistikat, pasi katalanasit janë të frikshëm në shtëpi ku kanë shënuar 13 gola në 3 ndeshje, ndërsa nga skuadrat angleze vetëm Liverpuli ka arritur të dal me kokën lart nga "Kamp Nou" në vitin 2007-të. Qytetarët kanë ende besim te vetja dhe shpresojnë në një mrekulli, ndërsa Barça kërkon fitoren për të larguar fjalët e këqija nga vetja.