TOB i Shqipërisë dhe Kosovës axhendë të opërbashkët për aktivitetet kulturore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2014, 18:25
Teatri i Operas dhe Baletit të Shqipërisë me Teatrin e Baletit të Kosovës do të kenë një kalendar të përbashkët në aktivitete.Nëse kjo për Shqipërinë do të ishte një bashkëpunim më i gjerë, për Kosovën është një bashkim i munguar kulturor në skenë. Marrëveshja u konkretizua midis dy drejtuesve të teatrove.Teatri i Kosovës ka në repertorin e tij 26 premiera që mund të rivihen në skenë në këtë bashkëpunim, ndërsa TOB një eksperiencë më të gjatë artistike.E ndërsa këtë vit ky bashkëpunim përfundon në këtë marrëveshje, në 2015 pritet që balerinat e teatrove të performojnë së bashku në skenat e Tiranës dhe të Prishtinës.