Pakti detar me Greqinë, MPJ: Marrëveshja e 2009, antikushtetuese

Qeveria shqiptare mbetet e palëkundur në qendrimin e saj, se marrëveshja e 2009-ës per kufijte detare mes Shqiperise e Greqisë është antikueshtetuese dhe nuk mund të ketë asnjë ratifikim të saj.Burime të sigurta nga Minisria e Jashtme i thanë Ora News se përpos çdo pretendimi nga pala greke, ekzekutivi shqiptar nuk do të pranojë zbatimin e marrëveshjes së ujërave territoriale të firmosur 5 vite më parë.Institucioni i Ministrisë së Jashtme tha se është njohur me deklaratën e publikuar në media të kreut të diplomacisë greke që kërkonte hyrjen ne fuqi të marrëveshjes së 2009-ës, por se ne adresë të saj nuk ka ardhur asnjë kërkesë zyrtare nga pala greke mbi këtë çështje.E ndërsa pritet një komunikim për mediat në ditët në vijim nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, të njëjtat burime konfirmuan se me shtetin helen zgjidhja do të bazohet vetëm mbi një shtyllë, respektimi i së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjet e fqinjësisë së mire, por pa saktësuar nëse është gjetur apo jo një mënyrë zgjidhjeje e pranuar nga të dyja palët.Në takimin e fundit që dy Ministrat e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Evangelos Venizelos zhvilluan muajin e kaluar në Tiranë, thanë se në zgjidhjen e kësaj çështje do të aktivizoheshin komisionet dypalëshe, por deri më tani nuk është bërë publik asnjë rezultat i tyre.Deklarata e zëvendës.kryeministrit helen, për hyrjen në fuqi të marrëveshjes për ndarjen e kufirit detar të nënshkruar nga pala shqiptare dhe ajo greke në vitin 2009 merr një rëndësi të veçantë në kohën që Greqia mban edhe Presidencën e radhës së BE, ndërsa shteti ynë shpreson të marrë statusin e kandidatii për në BE.Edhe në deklaratën e tij, Venizelos thoshte se marrëdheneit e mira e çojnë Shqipërinë më pranë BE, çka ngre pikëpyetjen nëse Greqia do të përdorë si armë ratifikimin e marrëveshjes për dhënien e statusit për Shqipërinë.Marrëveshja e kufijve detare e firmosur në prill 2009 u ankimua në gjykatën Kushtetuese nga PS, e cila pretendonte se nga përcaktimi i kufjive ujor mes dy vendeve, Shqipëria humb 354.4 kilometra katrorë sipërfaqe ujore.Marrëveshja u konsiderua në tërësinë e saj si antikushtetuese dhe në kundërshtim me interesat territoriale dhe ekonomike të vendit tone.