Ekspozita “Takim Botësh”, Rama: Princ Vidi u përkushtua ndaj Shqipërisë

Me nismën e kryeministrit Edi Rama dhe historianit Artan Lame, u përurua pasditen e sotme në selinë e Kryeministrisë, ekspozita me karakter historik “Takim Botësh”. Ekspozita ofron një historik të evoluimit të Shqipërisë që nga ardhja e princ Vidit, 100 vjet më pare.Ndërsa ju drejtua të pranishmëve, kryeministri Rama theksoi se pavarësisht së kaluarës së vështirë, dhe sfidave që sot ka përpara, Shqipëria është pranë Evropës më shumë se kurrë.“Princ Vidi do të formonte të parën qeveri e njohur ndërkombëtarisht më shumë se një vit pasi Konferenca e Ambasadorëve në Londër, kishte njohur shtetin që edhe pse të brishtë, e kishte dëgjuar në zërin e vet këmbëngulës nga një ballkon në Vlorë. Një zë që akoma edhe sot rreket të bindë Europën se e meriton të jetë pjesë e koncertit të saj, nën himnin e gëzimit, të cilit mund t’i bashkangjitet duke e përplotësuar me një ngjyrë të re, por shumë natyrshëm, gjeneratat e mëvonshme, ato të sotshme shqiptare. Lajmi i mirë që bëhet edhe më i dukshëm dhe më i ndjeshëm sot, më anë të kësaj ekspozitë e cila e vendos Shqipërinë në mesin e një arene të ndezur Europiane të 100 viteve më parë, është ai i vendit tonë, mu në prag të integrimit Evropian”tha Rama.Kryeministri tha gjithashtu se gjatë historisë ka shumë detaje që janë fshehur dhe kjo ekspozitë është një mundësi e mirë për hedhjen dritë edhe për fakte të panjohura të historisë tonë.“Stereotipet e dikurshme vazhdojnë ta shënojnë Shqipërisë si atëherë si një vend aspak elegant përball sqimës së Princit apo për të fshehur detaje të saj. Që sot kjo ekspozitë do të hedh dritë mbi detaje të historisë.Unë jam shumë i kënaqur që në fund të kësaj dite që lajmëron një stinë e re, verën e re, një kohë të re, ne hapëm këtë derë për të mos e mbyllur me këtë ekspozitë por për të hapur dhe për të prezantuar gjëra me vlerë që meritojnë vëmendje dhe respekt, pse jo edhe autoritetin e kësaj godine, që sot fatkeqësisht përqendrohet në çështje politik dhe jo në artë, kulture.Kjo është vetëm e para e një rrugë të hapur mes nesh këtu në këtë godinë dhe jashtë kësaj”,- tha Rama.Në çeljen e ekspozitës ishin të pranishëm deputetë, personalitete dhe partnerë të jashtëm.