Kuzhinat shtetërore dhe higjena, Vuksani: Kushtet e tyre nuk plotësojnë kriteret

Jane me te rriskuarat persa i perket sigurise ushqimore, por ndërkohë situata e tyre lë për të deshiruar. Kuzhinat e institucioneve shteterore në qarkun e Lezhës, kryesisht çerdhet, kopshtet dhe shkollat kanë nevoje urgjente për ndërhyrje, në mënyre që të shmangen rrisqet në te ardhmen.Monitorimi i bërë nga inspektoret e Autoritetit Kombetar të Ushqimit kanë evidentuar jo pak mangesi ne kete sherbim dhe sipas inspektorit, Artan Vuksani, ato verehen qe tek vete ndertesa, kushtet e ruatjes se ushqimit, gatimit dhe kushtet higjeno-sanitare.Edhe me pare ishte vlerësuar se kushtet e kuzhinave ne institucionet e edukimit nuk permbushnin asnje kusht per te vijuar aktivitetin e tyre, por qe serish asnje mase nuk eshte marre nga njesite e qeverisjes vendore.