INUK aksion në Kaninë të Vlorës, pronarët e ndërtesave: Jemi në proçes legalizimi

Fadromat e INUK jane rikthyer serish ne zonat e bregdetit jonianm duke ju drejtuar Kanines, e konsideruar edhe si ballkoni i qytetit te Vlores, nje fshat historik dhe njekohesisht vendlindja e Ismail Qemalit. Inspektoret e INUK mesohet se do te nderhyjne ne shembjen e te gjitha objekteve te ngritura prane shtatores se plakut te vlores, e vendosur ne kuader te 100 vjetorit ne Kanine.Ky aksion eshte kundershtuar nga banoret, te cilet kane theksuar se godinat e tyre jane ne proçes legalizimi dhe ne keto kushte nderhyrja eshte e pavend. Kerkesat e banoreve nuk jane marre parasysh nga Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar, i cili u kane lene fare pak kohe ne dispozicion pronareve per te boshatisur objektet. Aksioni eshte shoqeruar edhe me prezence te shumte te forcave te policise, te cilet kane qene në gadishmeri per te nderhyre ne rast te ndonje konfrontimi te mundshem mes paleve.