Mungesa e mbikalimeve në autostrada, fermerët: S’ka infrastrukturë për këmbësorët

I vetmi mbikalim i ndertuar ne aksin rrugor Kolonje-Fier eshte pa shkalle. Pak metra me tej ndodhet nje nenkalim, edhe ky jofunksional per shkak te hapesires se ngushte.Mjetet e transportit nuk mund te kalojne, duke izoluar komunikimin midis banoreve. Zgjidhja e vetme per banoret e fshatrave te Fierit dhe Lushnjes pergjate autostrades eshte kapercimi i trafikndareseve qe shoqerohet me rezikun e drejteperdrejte per humbjen e jetes.Ky segment rrugor ndan disa qendra te banuara, ndaj rreziku per aksidente shtohet ne pjesen kur lidhen rruget dytesore te fshatrave me autostraden, apo ne vendqendrimet e mjeteve te transportit per te marrë udhetaret.Situata aktuale pergjate autostrades eshte shume larg projektit fillestar te ndertimit te ketij segmenti, me nje sinjalistike te paket, mungesen e ndriçimit dhe tabelave fosforishente me emertimet perkatese.