Arsenal fishekësh në banesë, arrestohet 44-vjeçari në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2014, 07:56
Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një person për mbajtje pa leje municionesh.44-vjeçarit, Agron Kasmi, është vënë në pranga, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij në Gramsh iu gjetën dhe sekuestruan 24 kaseta metalike me fishekë luftarakë me 16 200 fishekë model 56 te kalibrit 7.62 mm.44-vjeçari, Agron Kasmi, akuzohet për prodhim dhe mbajtje pa leje të municioneve, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.