Rama “Wikend” qeveritar në bregdet, kryeministri mbledh ministrat e tij në Vlorë

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar sërish zonës se tij elektorale, por kësaj radhe me vete ka marrë edhe Ministrat e kabinetit qeveritar.Mbledhja e cila vjen edhe në kuadër të 6 mujorit të parë të qeverisjes, ka nisur rreth orës 13:10 në një nga hotelet e qytetit bregdetar, pa pranine e mediave.Dhe pse s’ka një axhendë të bërë publike për median lidhur me atë çfarë do të diskutohet, mendohet se do të kete një bilanc te punëve që janë realizuar gjatë këtyre muajve.Ndërkohë neser Rama ka parashikuar një takim me drejtorët e institucioneve lokale ku përsëri temë e takimeve do jetë puna e kryer gjatë 6 muajve qeverisje.Më herët gjatë ditës, Rama vizitoi linjën e ambalazhimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore në Lushnje.