Manastiri i 40 shenjtorëve në Sarandë është lënë në mëshirë të fatit, asnjë investim

Eshte vendi i cili i ka dhene emrin qytetit te Sarandes dhe eshte ndertuar gati 1400 vjet me pare,por pavaresisht historise qe mbart, statusit Monument Kulture qe gezon, numrit te larte te tursiteve, por pse jo edhe intrigues qe ka ne vetvete Manastiri i 40 shenjtoreve, per vite me rradhe nuk ka patur vemendjen qe duhet te kete nje Monument i tille.Ndodhet mbi qytetin e Sarandes dhe eshte nje prej vendeve me te vizituara jo vetem nga turistet e huaj, por edhe nga ata vendas, por për fat te keq infrastuktura nuk eshte ajo e duhura.Vladimir Demaj, drejtori rajonal i Monumenteve ne Sarande ben me dije se lageshtira mbetet armiku kryesor per kete pike atrative, nderkohe qe vendosja e ndriçimit ne ambjentet e brendshme te tij do te rriste edhe me teper numrin e vizitoreve.Sipas legjendës, 40 ushtarëve të arrestuar kristianë, që i përkisnin Legjionit të 12 rrufeja, u kishin vënë alternativën: "Ose të ndërronin fe, ose të pranonin vdekjen". Ata refuzuan dhe dënimi për këtë ishte të vdisnin nga i ftohti, duke i detyruar të qëndronin lakuriq në kushtet e temperaturave të ulëta të dimrit dhe të qelive.Per kete Manastir ekziston edhe nje tjeter gojedhene, e cila tregon se 40 personat ishin murgj te cilet u ekzekutuan ne qelite e nendheshme te ketij Manastiri. Brenda ambjenteve te tij, te cilat ngjasojne me nje labirit, janë zbuluar piktura murale, mes të cilave ajo e një dishepulli që vlerësohet si një nga më të vjetrat e periudhës Bizantine.