Tirana pa vend për varre dhe dy muaj, Bozdo: Do shfrytëzohen hapësirat mes varreve

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo, deklaroi në “Ora e Intervistës” se do të duhet të paktën 2 muaj që të marrë zgjidhje çështja e mungesës së vendeve për varreza në Tiranë.Duke qenë një problem që nuk pret deri sa palët të lënë përplasjet dhe të gjejnë zgjidhje,do të duhet të shfrytëzohet çdo hapësirë mes varreve.Bozdo tha se në 4 muaj qeveria Rama ka bllokuar 6 projekte të bashkisë së Tiranës dhe kjo situatë shkon në dëm të qytetarëve, të cilëve u mohohen shërbimet.Për Eno Bozdon goditja që po i bëhet Bashkisë vjen vetëm për kredo politike të Ramës.