Avioni i zhdukur mund të jetë rrëmbyer, ndryshoi kurs, sistemi i komunikimit u fik qëllimisht
Sistemet e komunikimit të avionit të humbur të Malaysia Airlines janë prishur qëllimisht ka thënë kryeministri i Malajzisë Najib Razak. Sipas të dhënave nga sateliti dhe radari, avioni ka ndryshuar drejtim dhe mund të ketë fluturuar edhe për 7 orë të tjera.Ai shtoi se veprimet e avionit që është çuan në zhdukjen e tij rreth një javë më parë me 239 persona në bord janë bërë me ndihmën e një personi brenda ekuipazhit.Kryeministri Razak tha në një konferencë për shtyp se “me shumë mundësi sistemi i komunikimit të avionit është prishur dhe më pas ai ka ndryshuar drejtim”.Razak tha se autoritetet po përpiqen të gjurmojnë aeroplanin në dy intinerare të mundshme: nga kufiri i i Kazakistanit dhe Turkmenistanit deri në veri të Tajlandës dhe nga jugu i Indonezisë në jug të Oqeanit Indian.