Rikthehen protestat për Radikën: Qeveria shqiptare të mos lejojë projektin

Qytetarët dibranë, ndryshe nga të gjithë shqiptarët, në një ditë feste siç është Dita e Veres kanë preferuar të protestojnë për devijimin e Radikës.“Partia Politike e Dibraneve eshte Radika!”Kjo moto mblodhi ne sheshin “Skenderbej” te Dibres se Madhe me mijera banore.Sipas banorëve ethet elektorale në Maqedoni kane larguar spektrin politik shqiptar nga protesta qytetare. Organizatorët kanë kërkuar për të disatën herë që qeveria shqiptare të kundërshtoj këtë projekt të rrezikshëm.Banorët kërcënojnë se nëse nuk merret një qëndrim konkret dhe nëse politika nuk reagon, qytetarët dibranë do të reagojnë deri ne mosbindje ndaj istitucioneve te zgjedhura vendore.