Greqia “luftë”me Lazaratin, shkatërrohet banda shqiptare, sekuestrohet lumë droge

Policia ka vënë në pranga një bandë shqiptarësh të trafikut të lëndëve narkotike që ushtronte aktivitetin e saj në ishullin e Rodosit.Pesë persona të moshave nga 25 deri në 31 vjeç kanë përfunduar në pranga, mes të cilave edhe një femër, identiteti i të cilëve nuk bëhet publik.Në operacionin e kryer policia greke ka sekuestruar 1 kilogram lëndë narkotike të llojit heroinë, 3 automjete, rreth 4500 euro dhe shtatë celularë që përdoreshin në ushtrimin e aktivitet të paligjshëm.Nga hetimet është identifikuar edhe kreu i bandës, që mësohet se është një 31-vjeçar, po shtetas shqiptar i cili ndodhet në burg prej tre vjetësh, nga ku drejtonte edhe aktivitetin e tij ilegal.Materialet lidhur me këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë së Rodos, ndërkohë nga ana e policisë vijonë hetimet për të shqyrtuar gamën e plotë të veprimtarisë kriminale të organizatës dhe çdo lidhje me qarqe të ngjashme.Ndërkaq po mbërmjen e sotme një kamion me 458 kg hashash që vinte nga Lazarati është bllokuar pas një aksioni mes policisë së Atikës dhe Korinthit.Mediat greke bëjnë me dije se në Korinth është gjetur një kamion me mbi 600 kg hashash të fshehura në hapësirat e veçanta të kamionit.Gjithashtu, gjatë operacioneve janë arrestuar 5 persona, shqiptarë dhe grekë, të cilët kshin përgatitur mjetin për të arritur vendin e destinacionit në Evropën Qendrore, ku hashashi shqiptar shitet shtrenjtë, deri në 3.000 euro në tregun me pakicë të drogës.Sipas të njëjtave burime, ka prova për një depo, ku ata ruajnë marijuanën, e cila ndodhet në një magazinë, ku ishte ngarkuar çdo ditë një kamion.Sipas vlerësimeve të policisë, nëse trafikantët shqiptarë në Greqi dhe Evropë do ta kishin shitur drogë, do fitonin të paktën 1.500.000 Euro.Dy operacione në kufi, policia greke kap rreth 600 kg drogëNë dy operacione pranë kufirit, policia greke ka sekuestruar rreth 600 kg drogë. Operacioni i parë është zhvilluar në fshatin Zitsa, Janinë, me ndihmën edhe të forcave të ardhura nga Athina. Aty është kapur një shqiptar që po transportonte 98 kg marijuanë.Policia thotë se shqiptari është pjesë e një grupi të përbërë nga 10 persona ku mes tyre është dhe një shtetas shqiptar i shumëkërkuar.Ndërkohë, në Konica të Janinës, policia ka ndaluar një furgon që vinte nga kufiri shqiptaro-grek, ku janë gjetur 526 kg e 750 gram marijuanë.Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, 57-vjeçarin grek me origjinë nga Larisa.Mjeti ishte marrë me qera në Greqi, ndërkohë që droga ishte ngarkuar nga shtetas shqiptar në kufi.