Rruga Qafa e Buallit-Krastë, drejtuesit e mjeteve apelojnë: Jemi të rrezikuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2014, 14:55
Aksi rrugor nga Qafa e Buallit deri në Krastë së Martaneshit është tejet e dëmtuar. I gjithë aksi rrugor shenon demtime te konsiderueshme te infrastruktures e cila vështirëson lëvizjen e automjeteve.Drejtuesit e mjeteve shprehen se kjo gjendje shoqerohet edhe me mungesen e sinjalistikes, por edhe mbrojtesve metalike anesore, e cila ku per pasoje qarkullimi ne kete aks eshte kthyer nje rrezik per drejtuesit dhe udhetaret, kjo edhe per vete terrenin ku eshte eshte ndertuar kjo rruge.Shkak për dëmtimin e këtij segmenti rrugor janë bërë edhe lëvizjet e mjeteve të tonazhit të lartë me mbipeshën e lejuar.