Rritet në mënyrë drastike fenomeni, lëvizja “Pro-jetës” ngre zërin kundër abortit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2014, 14:44
Rritja e numrit të aborteve ka shqetësuar besimtarët e krishterë dhe të aktivistëve të mbrojtes së jetës.Rreth 100 besimtarë katolik e aktivist pasi përfunduan meshën në katedralen e Shën Palit në kryeqytet, marshuan drejt maternitetit “Koço Gliozheni”.Edhe aty për gati një orë u lutën në emër të Zotit për të frenuar abortin, që ata e quajnë si dora e krimit. Njëra prej aktivisteve tha se të ndërpresësh shtatzaninë është si të paguash një kriminel për vrasje.Pas lutjeve, besimtarët u rikthyen sërish në meshë.