I ndau vajzën pas 3-javësh martesë, vret në oborr krushkun e plagos dhëndrin
I dorëzoi vajzën vetëm pas tre jave martesë, pasi nuk ishte nuse për familjen e tij, krushku e pret me çifte në dorë duke i marrë jeten krushkut dhe plagosur dhëndrin e tij.Ngjarja ka ndodhur në Durrës, në zonën e Kënetës, ku Përparim Hoxha dhe djali Xhuliano vendosën të prishnin kurorën me familjen e Andon Ndoj, i ardhur nga Mirdita në këtë zonë. Ka qënë mesdita e së shtunës kur krushku kishte mbërritur nga Elbasani, për ti komunikuar 50-vjeçarit Ndoj vendimin për prishjen e kurorës. Kjo nuk është pritur mirë nga ai, i cili ka nxjerrë armën e gjahut dhe ka qëlluar mbi Përparim dhe Xhuliano Hoxha, por plumbat nuk kanë kursyer dhe një kalimtare të rastit, duke e lënë të plagosur. Të plagosurit janë trasportuar menjëherë në spitalin e Durrësit, duke marrë ndihmë mjekësore. Pavarësisht punës së bluzave të bardha, 52-vjeçari Përparim Hoxha, nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa djali i tij 24-vjeçar dhe kalimtarja Nurie Shahini, ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në spitalin e qytetit bregdetar. Dyshohet se përveç armës së tij, Andon Ndoj, ka qëlluar edhe me mjete të forta mbi dhëndrin e tij, duke i shkaktuar dëmtime të shumta në trup.Pas sinjalizit të marrë, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë shoqëruar edhe autorin e ngjarjes së rëndë. Pista kryesore dhe e vetmja të cilët kanë blutë e Durrësit, është ajo e prishjes së martesës mes dy të rinjve. Rezultati i kësaj çudie të radhës shqiptare, është vrasja e një personi dhe plagosja e dy të tjerëve, por për fat të mirë është mbyllur me këtë bilanc, pasi në momentin e ngjarjes ka patur edhe kalimtarë të tjerë në rrugë.Andon Ndoj është arrestuar dhe pritet marrja e tij në pyetje nga autorët, ndërsa me rëndësi është edhe dëshmia e vajzës, ish-nuses së familjes Hoxha nga Elbasani, e cila është arrestuar disa orë më vonë sëbashku me nënën e saj si bashkëpunëtore në vrasje.