Rama viziton sipërmarrjen e agrobiznesit në Lushnje: Subvencionojmë zhvillimin e punësimit
Mbeshtetja e sipemarresve, te cilet operojne ne argobiznes do te ndryshoje bujqesine e kthyer ne mbijetese, me ate te rritjes ekonomike te fermereve. Keshtu eshte shprehur nga qyteti i Lushnjes, kryeministri vendit Edi Rama ku ka vizituar nje linjë të grumbullimit, përpunimit dhe paketimit të prodhimeve bujqësore qe operon ne kete zone dhe ka nje numer te konsiderueshem te personave te punuesuar prane saj.“Ne kemi një qëllim shumë të qartë, bazuar në një qasje të re ndaj bujqësisë. Ne duam jo të hedhim paratë për të mbështetur mbijetesën, por të hedhim paratë për të mbështetur këto lokomotiva të transformimit të të gjithë rrugëtimit të prodhimit bujqësor, të mbështesim sigurinë e çdo prodhuesi se prodhimi i tij nuk do të mbetet pa shitur.Ne do mbështesim inovacionin e të gjithë atyre që si ju, angazhohen në këtë transformim dhe të mbështesim gjithë atë progres që garanton gjithë ky zinxhir, se vërtetë këtu ka një numër të vogël në dukje që punësohen, por kjo qendër garanton një punësim zinxhir deri në fund të zinxhirit, që nga ai që del nga shtëpia e punon tokën, deri tek ai që del nga shtëpia për të blerë prodhimin. Unë ju siguroj se ne do t’ju mbështesim ju dhe do mbështesim gjithë ata që si ju kanë nevojë ta çojnë përpara investimin e tyre. Do ju mbështesim me legjislacion, do ju mbështesim financiarisht, do ju mbështesim duke mbështetur edhe pjesë të tjera të zinxhirit dhe të gjithë ata të tjerë që duke ju parë juve e nën shembullin tuaj të ndërmarrin nisma të reja për investime të reja, të krijojnë vende pune dhe që e forcojnë këtë zinxhir, për të kaluar nga bujqësia e mbijetesës, tek bujqësia e zhvillimit dhe transformimit,” – u shpreh Kryeministri.Kushtet aktuale te tregut ne fushen e fruta perimeve kerkojne ne menyre te menjehershme ndertimin e ambjenteve per ruajtjen e fruta perimeve ne sezonet e pikut te prodhimit, ku fermeret humbasin gjithmone te ardhura, per shkak te mungeses se kerkeses ne kohen e pikut te prodhimit bujqesor.