Anceloti e konfirmon: Po e duam, Pogba-n
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka pranuar se është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.20-vjeçari është bërë i shumëkërkuar pas paraqitjeve fantastike me bardhezinjtë që nga transferimi nga Manchester United në vitin 2012.Futbollisti francez spekulohet se kërkohet edhe nga kampionia e Ligës së parë, Paris Saint-Germain, por Real Madrid ka konfirmuar se ka hyrë në garë për të. "Ai është futbollist shumë i mirë", deklaroi Ancelotti për RMC Sport."Pogba ka të ardhme të shkëlqyer. Ai është në një klub të madh dhe është duke bërë punë të mirë. Ai është mesfushor i kompletuar. Do e blejmë? Pse jo. Ai është një prej mesfushorëve më të mirë të rinj së bashku me Verrattin dhe Iscon", u shpreh strategu italian.Ofertat për mesfushorin e bardhezinjve asnjëherë nuk kanë munguar teksa PSG ka arritur deri në 70 milionë euro apo duke ofruar edhe Lukas dhe Verratin, ndërkohë që oferta e fundit e Realit kapi shifrën e 60 milionë eurove plus Koentraon. Marota pra ndeshjes me Fiorentinën në fundjavë deklaroi se francezi është e ardhmja dhe nuk do të largohet nga klubi por me këto shifra të frikshme dhe duke I shtuar edhe dëshirën e Ancelotit mbajtja e tij do të jetë shumë e vështirë.