Flasin Seedorf dhe Simeone pas ndeshjes
Trajneri i Milanit, Clarence Seedorf ka pranuar se është i zhgënjyer nga loja e skuadrës së tij që u mposht 4:1 në duelin e kthimit me Atletico Madridin dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve. Strategu holandez kritikoi lojën e ekipit të tij, sidomos në pjesën e dytë kur pësoi dy gola pa shënuar asnjë."Në përgjithësi, pjesa e dytë nuk ishte e mirë. Tani duhet të reagojmë, duhet të shkojmë përpara në kampionat për të realizuar objektivat tona", deklaroi Seedorf.Pyetjes se pse është kthyer te Milani trajneri kuqezi ju përgjigj në këtë mënyrë:"Këto ngjyra i kam mbajtur për 10 vjet, kam raport të shkëlqyer me presidentin, Gallianin, Barbaran. Kur më është bërë kërkesa jam ndjerë shumë mirë dhe vendosa të vij sërish. Mendoj për të ardhmen, dua të bëj punë të mirë deri në fund të sezonit" deklaroi tekniku holandez.Ndërkohë Diego Simeone ka qenë shumë i lumtur me lojën e skuadrës së tij ndaj Milanit. Trajneri argjentinas është shprehur se lojtarët e tij luajtën në mënyrën më të mirë të mundshme."Milani është Milan. Gjithmonë nga ta priten ndeshje të mëdha. Balotelli nuk ndryshon, ndërsa Kaka e Taarabt vështirë të ndalen. Por skuadra ime i bëri mirë të gjitha. Ishim të vëmendshëm gjatë gjithë ndeshjes dhe punuam shumë gjatë gjithë ndeshjes. Ne arritëm të ndalim sulmet e Milanit, duke qenë shumë të mirë në sulm. Kam një skuadër klasi me shumë pasion për lojën. Stadiumi ishte plot me shumë flamuj, djem, gra e burra. Ne po shkojmë në drejtimin e duhur", ka thënë Simeone.Më pas i pytur për taktikat e lojës ai u përgjigj në këtë mënyrë:"Jemi të vëmendshëm dei në detaje. Goditjeve të dënimit u japim shumë rëndësi pasi ato mund të ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes, Gjithçka në futboll duhet shfrytëzuar" - përfundoi trajneri i Los Kolkoneros.