Ozil braktis Arsenalin në momentin vendimtar

Arsene Wenger ka njoftuar se Mesut Ozil do të mungojë për "së paku disa javë", pas dëmtimit që pësoi në barazimin 1:1 me Bayern Munichun mbrëmjen e djeshme.Mesfushori u zëvendësua pas përfundimit të pjesës së parë të duelit të kthimit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, dhe u kontrollua nga doktori i Gjermanisë, Hans Muller Vohlfahrt. Ai e konfirmoi dëmtimin dhe Venger ka pranuar pas ndeshjes se Ozil do t'i mungojë Arsenalit në ndeshjet e ardhshme kundër Tottenhamit, Chelsea-t dhe Manchester Cityt."Ai ka një problem që duket serioz", deklaroi Wenger."Nuk e di se për sa do të mungojë. Sigurisht, nuk do të luajë kundër Tottenhamit. Duhet të bëjmë analiza tjera dhe të shohim se cila është shkalla e dëmtimit, por ai do të mungojë të paktën për disa javë. Shpresojmë të mos jetë shumë keq".Arsenali do të luaj me Tottenhamin të dielën para se të ndeshet me Chelsean më 22 mars, Suonsin me 25 dhe Cityn më 29.  Të gjitha këto do të jenë vendimtare për fatin e skuadrës së topçinjve që rrezikojnë të mbyllin një tjetër sezon pa trofe, ashtu siç ka ndodhur në vitet e fundit. Wenger duket se ka fatin kundër edhe kur ka një ekip të mirë.