Bayerni në çerekfinale të Ligës së Kampioneve
Bayern Munich nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 me Arsenalin në "Allianz Arena" në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve. Për Kampionët e Gjermanisë ishte një mbrëmje e qetë, duke parë që sfida e parë përfundoi në favorin e tyre 2-0 në Londër, duke i dhënë një avantazh shumë të rëndësishëm. Kjo ndoshta do të ndikojë që ata të jenë më të kujdesshëm dhe mos të sulmojnë shumë.Skuadra e Pep Guardiolës dominoi në pjesën e parë ku pati shtatë raste në portën e Arsenalit por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Pas 45 minutave të parë skuadrat shkojnë në pushim në barazim të bardhë. Pjesa e dytë nisi furishëm, mesfushori gjerman Bastian Schveinsteiger pas 10 minutave lojë ka dërguar skuadrën e tij në avantazh, por kjo zgjati vetëm dy minuta. Gjermanët arrin ti ndëshkojë polaku i përfaqësueses gjermane, Lukas Podolski, që ka shënuar në minutën e 57-të. Këto dy gola të shpejtë bënë që loja të bëhet më dinamike dhe skuadrat më shpesh t'i afrohen golit por pa pasur mundësi të gjejnë rrugën e golit.Arsenali nuk mundi dot që në minutat e fundit me gjithë shpërqëndrimin në disa raste të mbrojtjes bavareze ti shfrytëzojë. Ndërkohë ekipi i Guardiolës e vendosi nën presion skuadrën e Wengerit por Fabianski ishte në një mbrëmje të shkëlqyer. Gjermanët ishin afër fitores por në minutën e fundit Muller nuk shënon nga pika e bardhë. Të gjithë prisnin një fitore të lehtë të Bayernit të Mynihut por Liga e Kampione tregoi edhe njëherë se nuk ka kundërshtarë të lehtë. Kështu Bayerni i bashkohet Atletiko Madridit në fazën çerekfinale të Championsit.