Atletiko turpëron Milanin

Ashtu siç është pritur ndeshjet e mbrëmjes së djeshme në Ligën e Kampionëve nuk kanë sjellë befasi. Njëra ndër skuadrat më të trofeshme në botë, Milan nuk ka mundur të kalojë më shumë se çerekfinalën e Ligës së Kampionëve. Milan është eliminuar nga skuadra e Atletiko Madridit duke pësuar humbje në dy ndeshjet, madje në ndeshjen e dytë ata u zhgënjyen plotësisht duke pësuar me rezultat të thellë 4:1 ndërsa rezultati i përgjithshëm arriti në 5:1.Paralajmërimi i trajnerit të Atleticos, Diego Simeone se do të kërkojë fitore ndaj Milanit dhe nuk do të kërkonte të ruante avantazhin nga ndeshja e parë dolën të sakta. Vendasve i mjaftuan vetëm 3 minuta lojë për të gjetur rrugën e golit  me goleadorin e tyre Diego Kosta që me nj veprim spektakolar e dërgon topin në rrjet.Kuqezinjtë janë rikthyer në lojë dhe u duk se mund të befasojnë madrilenët kur Ricardo Kaka ka shënuar gol në minute e 27-të, por kjo duket se ishte gjithçka që arritën të bëjnë. 5 minuta para se skuadrat të shkojnë në pushim, turku Ada Turan ka rikthyer avantazhin e spanjollëve kur ka shënuar në minutën e 40-të. Në pjesën e dytë u mendua se milanezët do të kërkojnë me te gjitha forcat golat e barazimit, por nuk ndodhi dicka e tillë. Skuadra e Seedorf mori një goditje të fortë kur Garcia me kokë shënon golin e tretë.Për turpin e milanezëve u kujdes sulmuesi brazilian me nënshtetësi spanjolle Diego Costa që shënoi golin e katërt në minutën e 85-të, dhe të dytin personale në këtë ndeshje. Kështu ekipi i Diego Simeones është futur në 8 skuadrat më të mira të këtij sezoni, për herë të parë pas 17 vjetësh. Milani eliminohet nga Liga e Kampioneve duke i dhënë fund një kompeticioni që gjithmonë ka bërë paraqitje të mira dhe duke konfirmuar se po kalon një sezon të vështirë.