PSG luan formalitetin me Leverkusenin
Mbrëmje e qetë për Zlatan Ibrahimoviç me shokë në "Parc des Princes". Pas fitores bindëse 0-4 në ndeshjen e parë në "Bayer Arena", Paris Saint Germain pret me qetësi të madhe përballjen e kthimit me gjermanët e Bayer Leverkusen.Nëse në ndeshjen tjetër Barcelona-Manchester City ekziston 1% shpresë për përmbysje, në Paris gjithçka do të jetë një formalitet pasi edhe forma që kanë treguar "Aspirinat" në Bundesligë nuk është aspak e mirë. Skuadra e Lorent Blank nuk do të ketë shumë rotacion sonte dhe tekniku francez është shprehur se skuadra e tij do të bëjë maksimumin për të fituar sërish.Parizienët nga minuta e parë mund të luaj me formacionin 4-3-3Në portë do të jetë Sirigu, në mbrojtje Van der Viel, Aleks, Silva, Maksuell. Përpara tyre do të jenë Verrati, Mota dhe Matuidi. Ndërkohë që treshja e sulmit do të përbëhet nga Laveci, Ibrahimovic dhe Moura.Zlatan IBraimovic sonte do të synoj të shënoj një tjetër gol gjatë këtij sezoni pasi deri tani ka shënuar 10 gola dhe do të përpiqet të kaloj Ronaldon.Ndërkohë që Sami Hipia do të udhëtojë në Francë me synimin e vetëm për të mos dalë e turpëruar si në sfidën e parë. Skuadra franceze pritet të luaj me skemën 4-3-3. Në portë do të jetë Leno. Në mbrojtje Hilbert, Toprak, Volsheid dhe Can. Përpara tyre do të luajnë Kastro, Rolfes dhe Reintaz. Ndërsa në sulm do të luajnë Sam, Kisling dhe Son.Ndeshja pritet të jetë mjaft e lehtë për PSG që do të ketë përballë një Leverkusen të zhytur në mini krizë pasi në javët e fundit ka humbur edhe vendin e dytë në renditje në Bundesligë.